Qëndrim Elshani, kandidat për Asamble nga VV

Qëndrim Elshani u lind në Therandë më 27 mars 1999. Shkollën fillore e kreu në SHFMU “7 Marsi”, ndërsa të mesmën në Gjimnazin “Jeta e Re”. Aktualisht është në prag të diplomimit në Shkencat Kompjuterike, për specializimin e Sigurisë Kibernetike. Ka njohuri në shumë fusha të teknologjisë. Ka qenë IT në konferenca ndërkombëtare.

Aktivitetin politik e filloi në prill të vitit 2016, ku mori pjesë në shumicën e aktiviteteve që i organizoi Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe shoqëria civile. Aktualisht është kryetar i pikës “Theranda II”.

Qëndrimi si kandidat për asamble synon të angazhohet kryesisht në çështjet e teknologjisë poashtu të sportit dhe rinisë.

Qëndrim Elshani garon në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 9.