Kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK-së në Suharekë, Murtez Zekolli sot ka vizituar bizneset në rrugën “Skënderbeu”.
Kështu është njoftuar nga vetë dega e PDK-së duke shtuar se Zekolli po dëgjon nga afër problemet e përditshme të bizneseve dhe po u premton atyre ndihmë e zgjidhje të këtyre problemeve.
“Kryetari Prof.Dr. Murtez Zekolli, ka vazhduar me aktivitetin e tij elektoral. Gjatë ditës ishte në vizitë bizneseve në rrugën “Skenderbeu”. Në vazhdimësi po dëgjonë nga afër problemet e përditshme të bizneseve, duke u premtuar atyre ndihmë dhe zgjidhje për këto sfida e problem dhe i garantoi ata se zgjidhja e këtyre problemeve do të jetë pjesë e qeverisjes së tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Facebook.
Artikull i sponzorizuar