Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 925 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Siç bëhet e ditur se që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1 milion e 226 mijë e 63 doza të kësaj vaksine.
Ndërsa deri më sot 474 mijë e 783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërkaq nga 4 mijë e 139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150 mijë e 625.
Numri i rasteve aktive në vendin tonë është 6 mijë e 77.