Ambasadori gjerman: Jam dakord që të merren hapa për zvogëlimin e tensioneve në veri

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht me kërkesën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ku ka kërkuar që menjëherë të merren masa për të ndaluar tensionet në pikat kufitare në veri të Kosovës.