Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së në Suharekë, Ardian Shala sot ka vizituar Dragaqinën dhe Grejqevcin.
Shala bën të ditur se banorëve të këtyre fshatrave ua ka sqaruar objektivat e programit të LDK-së edhe për sa u përket investimeve kapitale në këto dy fshatra.
Tutje, ai ka listuar rregullimet që premton t’i bëjë në Dragaqinë e Grejqevc, siç është shprehur Shala, gjatë qeverisjes së LDK-së.
“Në Dragaqinë, gjatë qeverisjes tonë, do t’i rregullojmë kanalizimin dhe rrugët e fshatit, dhe do ta rinovojmë fushën sportive.
Prioritetet tona në fshatin Grejqec do të jenë rregullimi i rrugës “Shefqet Seferi”, rruga “Dy Martirët” në Lagjen Bokaj, rruga “Ukë Salihu”, rruga “Rudolf Sharping”, rruga “Tërshana” në Lagjen Tërshana.
Në lëmin e arsimit do të bëjmë renovimin e shkollës duke krijuar kabinetet shkollore, si dhe u zotuam për rregullimin e kanalizimit të lagjeve të fshatit.
Do të stimulojmë dhe përkrahim idetë që vijnë nga banorët e Dragaqinës dhe Grejqecit edhe për zhvillimin e turizmit rural duke pasur parasysh atraksionet natyrore të cilat këto fshatra posedojnë.
Me qeverisjen e LDK-së, fitojnë të gjithë, Suhareka për të gjithë!Faleminderit Dragaqinë dhe Grejqec!”, ka përfunduar Shala në postimin e tij në Facebook.