Një krokodil masiv mbyti një burrë nga Luiziana jashtë shtëpisë së tij muajin e kaluar gjatë Uragranit Ida, konfirmoi një mjek ligjor pasi krahasoi ADN-në e eshtrave të burrit me ato të bijve të tij.
Zvarraniku u kap dy javë pasi mbyti Timothy Satterlee, 71 vjeçar nga Slidell. Mjeku ligjor Charles Preston, tha se ‘elemente të paprekura të një fytyre’ u gjetën brenda tij.
“Për fat të keq, shumë prej indeve që ishin brenda stomakut të krokodilit ishin degraduar rëndë”, tha ai.
Vdekja e Satterlee besohet të jetë vdekja e parë në Luiziana nga një sulm krokodili në qindra vjet.
Në vitin 1174, një farkëtar francez i quajtur Jacques du Bois u gjet lakuriq dhe i vdekur në një breg lumi. Një mjek ligjor tha që ai ishte sulmuar nga një krokodil gjatë larjes në lum, sipas Udhëzuesit St. Charles Herald.