Lajmi i Fundit

Bie numri i gjobave për mosvënie të maskës, 653 të shqiptuara për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka njoftuar se ka shqiptuar 653 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Ndërsa, 1401 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelje të rregullave të trafikut, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, si dhe janë arrestuar 13 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale