Këngëtarja Gresa Behluli ka qenë e ftuar në emisionin #Gjesi në T7, ku ka folur për projektin e saj muzikor.
Përveç këngës, Gresa ka ndarë detaje edhe nga jeta e saj personale.
Ajo është shtatzënë dhe së shpejti do të sjell në jetë fëmijën e saj të parë, ndërkaq në #Gjesi ka zbuluar edhe gjininë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj do të bëhen prindër të një djali.
Këngëtarja ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzënisë, por ende nuk ka vendosur për emrin e djalit.