Në zgjedhjet e përgjithshme një mërgimtar kishte ardhur nga diaspora për të përkrahur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për kryeministër të vendit, duke ia vendosur një fotografi të madhe të Kurtit në pjesën e përparme të veturës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një fotografi të publikuar këto ditë në rrjetet sociale, mërgimtari tani po përkrah edhe kandidatin e LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ai ka vepruar njëjtë si për zgjedhjet e përgjithshme, duke e vendosur në veturën e tij një fotografi të madhe në përkrahje të Imri Ahmetit.
Lidhur me këtë ai e ka sqaruar se pse në zgjedhjet e përgjithshme e ka përkrahur Kurtin, ndërsa në këto lokale po përkrah kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti.