Salih Zyba viziton : Qendrën për Punë Sociale në Therandë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, Salih Zyba ka vizituar dje Qendrën për Punë Sociale në qytet.

Për këtë ka njoftuar vetë Zyba i cili ka bërë të ditur se aty u njoftua nga afër me nevojat e qytetarëve dhe me gatishmërinë e këtij institucioni për të qenë në shërbim të tyre.

Tutje, kandidati për kryetar nga LVV-ja ka shkruar se pandemia ka ndikuar në rritjen e nevojës për ndihmë te kjo Qendër dhe ka shtuar se mbështetja për këtë Qendër nuk do të mungojë.

“Pandemia padyshim që ka ndikuar në rritjen e nevojave të ndryshme të qytetarëve, për të cilat është kërkuar ndihmë tek kjo Qendër.

Në funksion të rritjes së mirëqenies sociale mbështetja për këtë Qendër nuk do të mungojë”, ka përfunduar Zyba në postimin e tij në Facebook.

Artikull i sponzorizuar!