Kandidat për asamble komunale Agron Maliqaj

Agron Maliqaj ka lindur më 08.10.1974 në fshatin Dubravë, Komuna e Suharekës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmën e përfundoi në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.
Vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës Fakulteti i Edukimit, ndërsa studimet postdiplomike i ka përfunduar në drejtimin Psikologji Organizative dhe Sociale. Ka punuar mësimdhënës dhe është trajner i çertifikuar për mësimdhënie nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga organizata “Care”. Gjithashtu menaxher në shumë trajnime profesionale nga viti 2001-2009. Agroni poashtu është bashkëthemelues i organizatës joqeveritare “Edukimi për të gjithë” – EPGJ.
Angazhimet e tij primare si asambleist do të fokusohen kryesisht në fushën e arsimit e në veçanti edhe në problemet sociale në komunitetin tonë.

Agron Maliqaj garon në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 5.