Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala në #DebatPernime ka premtuar se 50 për qind e drejtorive të komunës do të udhëhiqen nga gratë, nëse ai zgjidhet kryetar.
“Nëse e marrim në tërësi, gjithsesi do të arrijë shumën në 50 për qind, 50 për qind i bie që të jenë së paku 5 femra për drejtoresha.
Po e premtoj [sapo të bëhem kryetar]”, tha ai.