Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e AAK-së dhe njëherit kryetari i këtij qyteti, Bali Muharremaj, ka qëndruar të shtunën në fshatin Sallagrazhdë. Ai ka treguar se ka marrë pjesë në disa punë të një familjeje, derisa në foto shihet edhe duke qethur dele, njofton Klankosova.tv.
“Kënaqësi e veçantë ishte, me marrë pjesë në disa punë të cilat i bënin anëtarët e Familjes së Rexhep Brahim Ndrecaj në fshatin Sallagrazhdë. “ shkruaji Muharremaj në një postim në Facebook.
Ai tutje e vlerësoi këtë familje për sipas tij punën e ndershme që bën dhe tha se meriton përkrahje.