Në pasditen e sotme, takova banorët e fshatit Çadrak. Bashkëbiseduam dhe dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre. Ata vërtetë meritojnë përkushtim për përmirësimin e jetës në këtë fshat të bukur.
I sigurova se qeverisja ime do t’i ketë në fokus projektet si vijon: Asfaltimi i rrugës në Lagjen Tafolli, investimet në lagjen Vrella, mirëmbajtja e rrugës që lidhë Lagjen Vrella me Lagjen Tafolli.
Falënderoj për mikpritjen e banorëve të këtij fshati dhe strukturat e nëndegës së LDK-së!
Po ashtu, sot qëndrova në fshatin Vërshec dhe me kandidaten për Asamblenë Komunale, zonjushën Besarta Daka, biseduam me banorët e këtij fshati, duke premtuar investimet për projektin e Ujësjellësit dhe rregullimin e rrugës “Luftëtari i Lirisë”.
Falënderoj për pritjen banorët dhe aktivistët besnik të LDK-së nga këto nëndegë!
Qeverisja e mirë po vjen, barazia para ligjit është kushti themelor i qeverisjes tonë.
Ne, nga qytetarët i marrim prioritetet, të cilat i zbatojmë, me cilësi dhe efikasitet, sepse, puna jonë na dëshmon frymën tonë fitimtare, Suharekën për të gjithë!/ Ka shkruar Ardian Shala kandidat i LDK-së për kryetar të Suharekës.