Oleksandr Usyk e ka fituar meçin ndaj Anthony Joshuas dhe tashmë është kampion i ri i botës.
Usyk ishte fantastik ndaj boksierit birtanik, duke treguar potencialin e tij të madh që ka.
Pas ndeshjes, ai foli për këtë arritje, ku tha se për të është e jashtëzakonshëm.
“Kjo do të thotë kaq shumë për mua, është e pabesueshme”, tha Usyk pas luftës.
“Lufta shkoi saktësisht ashtu siç e prisja, kishte disa momente ku Anthony më shtyu, por nuk ishte asgjë e veçantë. Dymbëdhjetë vjet më parë gruaja ime më tha po, dhe unë e festova këtë me fitore.”
“Ne kemi punuar kaq shumë që nga janari për këtë luftë, më mungojnë fëmijët e mi dhe i shikoj ata duke luajtur, dua të shkoj në shtëpi para se të mendoj për ndeshjen e re”,tha ai.