Shala dhe Gallapeni e fillojnë ditën me banorët e Dobërdelanit

Mentor Gallapeni #31


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Suharekës Dr.Ardian Shala i shoqërur nga Mentor Gallapeni kandidat për asamble nga LDK, sot kanë vizituar fshatin Dobërdelan.

Ardian Shala përmes facebookut ka njoftuar se kafen e mëngjesit e e ka shijuar në një ambient miqësor në fshatin Dobërdelan.

Ja postimi i plotë:
Në ditën e sotme pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta shijoi në një ambient shumë miqësor, në fshatin Dobërdelan.

Bashkë me kandidatin për Asamblenë Komunale, Mentor Gallapeni dhe me banorët këtu bashkëbiseduam për problemet e përditshme për çka jemi zotuar se prioritetet tona në programin qeverisës pë katër vitet e ardhshme do të jenë kërkesat e qytetarëve tanë.

Bashkë do ta bëjmë Suharekën vend për të gjithë!