Zekolli vizitoi Samadraxhën, me banorët biseduan për prioritetet e këtij fshati

Kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së në Suharekë, Murtez Zekolli bashkë me kandidatin për këshilltar të Kuvendit Komunal nga Samadrexha, Liridon Jollxhiun qënduan sot në fshatin Samadrexhë.

Bashkë me banorët e këtij fshati, Zekolli e Jollxhiu biseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat e këtij fshati.

Përmes një njoftimi Zekolli ka listuar prioritetet që synojnë t’i realizojnë në këtë fshat.

“Me propozimin e z. Jollxhiu, si dhe bazuar në nevojat e fshatit Samadrexhë në mandatin tonë qeverisës do të realizojmë këto prioritete:1 ) Projektimi dhe ndarja e trojeve për shtëpi banimi në pjesën mbi fshat , me sipërfaqe mbi 70 ha ( pronë e Komunës së Suharekës ) , 2 ) Funksionalizimi i Agrozonës Industriale – modalitetet në konsultim me ekspertët e fushës, 3 ) Rritja e shërbimeve në Ambulantë ( hemogram , monitorë … ) , 4 ) E – Kiosku : shërbime të Gjendjes Civile në Samadrexhë , 5 ) Rregullimi i të gjitha rrugëve lokale nëpër Lagjet e fshatit , 6 ) Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës nga ” Ura e Abedinit ” deri te Zona Industriale në Shirokë dhe Tërrne, 7 ) Rregullimi i rrugëve fushore dhe shtruarja me zhavor , 8 ) Ndërtimi i trotuarit në rr . ” Lulzim Bylykbashi ” ( ku ka mundësi ) , 9 ) Vazhdimi i rregullimit të shtratit të përrockës ” Qeshmja e Madhe ” – ” Lumi Toplluha ” , 10 ) Qendër Rinore – Sallë e Kulturës për SH.K.A ” Dardanët ” , 11 ) Terren sportiv te ” Ledina e Madhe ” ( pronë e klubit ” Dardania ” ), 12 ) Pyllëzimi i pjesës nën Agrozonë : Shtigje për ecje- kënde pushuese për pensionistë , 13 ) Ndriqim publik i të gjitha rrugicave,14) Rinovim komplet të shkollës dhe paisje me kabinete”, thuhet në njoftimin e Zekollit në Facebook.