Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës Dr.Ardian Shala dje gjatë ditës ka vizituar fshatrat Dolloc dhe Maçitevë.
Shala ka njoftur se ka biseduar me banorët e fshatit dhe është dalorduar për investimet që do t’i bëj Shala gjatë mandatit të tij. Investime siç ka thënë Shala që do t’i takojnë të gjithë qytetarëve pa dallim.
Në Dolloc, Shala ka premtuar:
•Rregullimi i kanalizimit në fshat,
•Rregullimi i rrugës “1 Tetori”,
•Rregullimi i hapësirës te burimi i fshatit,
•Riparimi i rrugës “Burimi i fshatit”,
•Vendosja anësoreve elastike në rrugën “8 Marsi”.
Në Maçitevë Dr.Ardian Shala i shoqëruar nga asambleisti Bashkim Ndrecaj ka premtuar ndërtimin e shtëpisë Muze të heroit BESIM NDRECAJ.
Gjithashtu në Maçitevë Shala ka premtuar:
•Rregullimi i rrugëve lokale,
•Rregullimi i krojeve në fshat,
•Aneksi i shkollës për kabinete,
•Shtëpia muze e heroit Besim Ndreca,
•Ndriçimi publik në fshat,
•Rregullimi i rrugës së bjeshkës, faza e parë.