Shumë mund të pyesin nëse do të ndryshojë ora në tetor, siç ndodh prej shumë vitesh. Por, si duket ende nuk ka një vendim.
Parlamenti Europian kishte vendosur që ndryshimi i orës të ndalet të Dielën e fundit të Marsit 2021 për vendet e BE, të cilat duan të mbajnë orën e verës përgjithmonë, ndërsa për Shtetet Anëtare që duan atë të dimrit, ndryshimi do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit 2021.
Megjithatë, vendimi përfundimtar se kur propozimi i Komisionit do të hyjë në fuqi varet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian. Këshilli i BE -së ende nuk e ka finalizuar qëndrimin e tij.
Duke folur për edicionin irlandez online të The Journal, eurodeputetja irlandeze Deirdre Clooney tha se “propozimi nuk po ecën përpara për momentin dhe ka ngecur.