Janë publikuar fotografi që shfaqin automjetet ushtarake dhe ushtarët e KFOR-it në veri të Kosovës, në ditën e tetë të bllokadave të rrugëve që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut.
Në veri kanë mbërritur sot ushtarë amerikanë, kanadezë dhe polakë të KFOR-it.
Ende nuk dihet nëse ata mbërritën në Jarinje për të “zëvendësuar” Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës dhe nëse kjo do të thotë se Policia e Kosovës do të tërhiqet.
Kryeministri Albin Kurti tha sot se vlerësimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës, momentalisht mund ta bëjë vetëm Policia e Kosovës dhe se në bazë të këtyre vendimeve ndërmerren edhe vendimet e qeverisë.