Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 28 shtator do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe atyre familjare në burgje, shkruan Gazeta Sinjali.
SHKK ka bërë të ditur se vizitorët janë të obliguar të posedojnë certifikatën e vaksinimit, ose test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, apo atë antigjen, jo më të vjetër se 48 orë.
Gjatë vizitës së tyre, vizitori është i obliguar të prezantoi, Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ në Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë, ose test i shpejtë antigjen negativ, jo më i vjetër se 48 orë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.