MURALI MUSHTISHT

Me iden dhe iniciativën e shoqatës “Yjet” Mushtisht ka filluar dhe është përfunduar Murali në Mushtisht i cili tregon arsimin ,traditat ,kulturën,sportin,bjeshkën natyrën të kaluarën dhe të gjitha të veqantat e fshatit tonë.
Për këtë vepër artistike kontribut dhe falënderim të veqant kemi për Komunën e Therandës e cila na ka ndihmuar me mjete financiare, falënderojmë Bardhi Ajazin për përgatitjen e murit për pikturim,shkollën e fshatit dhe kryetarin e fshatit për bashkpunim gjithashtu falënderim dhe respekt për piktorët Rik Salihu dhe Dioneta Berisha për një vepër të shkëlqyeshme si dhe të gjithë bashkfshatarët për kontributin në punët e shoqatës Yjet.

Punim i inicuar nga shoqata YJET I kryer së bashku me ndihmen Komunës së Therandës dhe piktorin Rik Salihu.