Kandidati për kryetar komune nga radhët e Vetëvendosjes në Suharekë, Salih Zyba ka qëndruar në fshatrat Leshan e Greikoc.

Zyba ka njoftuar se në Leshan ka qenë i shoqëruar nga kandidati për asamble, Arbes Gashi dhe në Greikoc nga kandidatja për asamble, Laureta Tafaj.

Përmes një postimi Zyba është shprehur se zotimet e Vetëvendosjes po mirëpriten nga qytetarët.

“Në Leshan me kandidatin për asamble Arbes Gashi, e në Greikoc me kandidaten Laureta Tafaj, vazhduam aktivitetet për të kërkuar mbështetje në zgjedhjet e 17 Tetorit.Zotimet tona në funksion të rritjes së mirëqenies po mirëpriten nga qytetarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT