LDK-ja ka vendosur të rikthejë njerëzit në shtëpitë e tyre politike në Suharekë.
Flamur Bytyçi është një nga kandidatët e LDK-së të cilët po garon për Asamble Komunale.
Mirëpo çka e shtyrë Flamurin të bëhet zë për të cilin ka nevojë qyteti, qytetarët, LDK-ja?
Përkushtimi, serioziteti dhe dëshira për të punuar në të mire të vendit, e ka shtyrë Flamurin që të jetë pjesë e listës për Asamble Komunale në Komunën e Suharekës.
Një djalë i ri me plot dëshira dhe ambicie, i kalitur nëpër shumë sfida. Bytyçi është djali i të ndjerit kryetar i LDK-së dhe kryetar komune të Suharekës, Ukë Bytyçi.
Duke trashëguar tipare të shumta të babait të tij, Flamuri është angazhuar politikisht, duke kryer detyrën e asistentit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së në Parlamentin e Kosovës e më tutje edhe si këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj. Aktualisht punon si zyrtar kryesor i shitjes në Telekomin e Kosovës
Flamuri është betuar se do të jetë pranë halleve e sfidave të çdo qytetari në çdo kohë e rrethanë. Ai gjithashtu do të veprojë, do të ofrojë dhe mbështesë zgjidhjet më të mira e më të drejta për qytetin dhe qytetarët.
Ai mban numrin 4 në Listën e Kandidatëve për Asamble!