[VIDEO] Ndrecaj tregon arsyet pse nuk e votoi buxhetin

Bashkim Ndrecaj, asambleist nga Lidhja Demokratike e Kosovës i cili njëherit është edhe asambleisti më invotuar në Suharekë, përmes një video ka treguar arsyet se pse nuk e ka votuar buxhetin.

Ja postimi i plotë:
Praktika e perdorur nga ky pushtet i AAK-së gjat 4 viteve ne pushtet ne ndrrimin e destinimit të projektve nga ajo qe kemi votuar ne Asamble duke shtruar pa kurfar kriteri rruge e oborre private, keqpërdorimi i parase publike si dhe shum keqpërdorime të tjera si dhe kërcnimi i drejtpërdrejt i Kryetarit ndaj Asambleisteve nuk me japin mundësi për ta votuar buxhetin 2022.


Nuk votoj nje Projekt Buxhet ku nuk eshte parapar rregullimi i kanalit per ujerat atmosferik ne Shirokë, rregullimi i ujesjellsit ne Maçitevë e Budakovë si dhe ne shum fshatrat tjera dhe nuk votoj nje buxhet ku shtrohen rruget pa u rregullu kanalizimi e ujesjellsi.
Në video mund ta ndiqni fjalimin timë në mbledhjen e Asambles Komunale që u mbajt me 28.09.2021.