Kandidati për kryetar të komunës Dr.sc. Murtez Zekolli, sot vizitoi nëndegën e Sllapuzhanit.
Ai bashkë me kandidatin për këshilltar të Kuvendit Komunal nga ky fshat, Dr. Bajram Basha dhe banorët e këtij fshati, bashkëbiseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat për këtë lokacion.
Me propozimin e Dr. Basha, si dhe bazuar në nevojat e fshatit Sllapuzhan në mandatin tonë qeverisës do të realizojmë këto prioritete:
- Ujësjellësin,
- Rrugën Sllapuzhan-Peqan (Vuqak),
- Rrugën Sllapuzhan-Bllacë,
- Rregullimin e qendrës së fshatit,
- Rregullimin e palestrës sportive,
- Rregullimin e kanalizimeve etj. Njofton përmes Facebook PDK dega Suharekë