Fushata jonë ka vijuar në Mohlan dhe Krushicë të Ulët.Në Mohlan, në bashkëbisedim me banorët diskutuam dhe prezantuam projektet e programit tonë dhe zgjidhjen e çështjeve të ngritura këtu.
Ndërtimi i rrugës që lidhë Mohlanin me Stravuqinën, Hapja e rrugëve fushore,Ndriçimin e fshatit, Rregullimi i stacionit të autobusëve,Kanalizimi në lagjen Kodra 300 metra, si dhe rregullimin e parkut të lojërave në oborrin e shkollës.
Këto janë projektet që do të realizohen me qeverisjen tonë.Në Krushicë të Ulët, i sigurova qytetarët në takim se me qeverisjen e LDK-së për katër vitet e ardhshme do të ketë infrastrukturë, do të bëjmë rregullimin e kanalizimit dhe të trotuarit në Lumin Gashi, në Lagjen e Re dhe rregullimin e rrugëve lokale në fshat.
Rregullimi i rrugëve do të bëhet në fillim të qeverisjes së LDK-së. Bashkë me qytetaret, bashkë për një jetë sa më të mirë, me projekte të realizuara me cilësi.Barazia për të mirat që ofron pushteti lokal, është hapi i parë i qeverisjes tonë!
Sepse ne e duam çdo pjesë të komunës së Suharekës me zhvillim.
Suhareka për të gjithë!
Njofton LDK dega Suharekë