Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar rolin e grave në zhvillimin e vendit, duke i cilësuar ato si forcë të rëndësishme të ndryshimit.
Hamza ka thënë se gratë punojnë dhe kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë më të mirë.
“Gratë janë forca e ndryshimit. Ato punojnë dhe kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar Hamza.
PDK në këto zgjedhje garon me numrin 125, me sloganin “Stop krizës. Ndrysho Kosovën.”
