Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij

Kandidati për deputet i LDK-së, Blerim Kuçi me numër 47, ka prezantuar platformën e tij politike.

Ai tha se kjo është si rezultat i një angazhimi pesëvjeçar me qytetarët dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

“Pesë vitet e fundit kanë qenë një rrugëtim i mbushur me punë, hulumtime dhe dëgjim të vazhdueshëm të shqetësimeve e ideve tuaja. Në bashkëpunim me profesionistë të fushave të ndryshme, kam punuar për të identifikuar zgjidhje konkrete për sfidat që prekin qytetarët çdo ditë”.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët të vizitojnë faqen e tij zyrtare ose të skanojnë kodin QR të publikuar në fotografi për të hyrë drejtpërdrejt në platformë.

“Sot, ky angazhim është përmbledhur në një platformë të hapur për secilin prej jush. Këto nuk janë thjesht prioritete, por temat dhe çështjet për të cilat do të angazhohem me përkushtim në Kuvend, gjithmonë në përputhje me vlerat dhe programin e LDK-së”.

https://blerimkuqi47.org

Shpërndaje:FacebookWhatsApp