Bali Muharremaj fton qytetarët në Karnevalet Golden Eagle 2026 në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar qytetarët që gjatë fundjavës të bashkohen në festën e Karnevaleve Golden Eagle 2026.

Përmes një postimi, Muharremaj ka publikuar fotografi nga qyteti, i cili tashmë është stolisur dhe është gati për festën që pritet të mbahet gjatë vikendit.

“N’vikend mos harro, merre familjen e hajde n’Suharekë”, ka shkruar ai.

Karnevalet Golden Eagle pritet të sjellin atmosferë festive, argëtim dhe aktivitete për të gjitha moshat në qytetin e Suharekës.

Imazhet e qytetit të stolisur mund t’i shihni më poshtë.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp