Një histori e veçantë suksesi vjen nga Kosova, ku 7-vjeçari Lekë Jaha ka përfunduar me sukses programin “CS50’s Introduction to Programming with Scratch” të HarvardX.
Leka është nxënës i klasës së parë në “Finnish School of Kosovo” dhe ka arritur t’i kalojë me sukses projektet e kursit, i cili zakonisht rekomandohet për pjesëmarrës të moshës 12 vjeç e lart.
Ky rezultat e bën arritjen e tij edhe më të veçantë, pasi tregon interes të hershëm për teknologjinë, programimin dhe të menduarit kreativ.
Programi “CS50’s Introduction to Programming with Scratch” u ndihmon pjesëmarrësve të kuptojnë bazat e programimit përmes projekteve praktike, logjikës dhe krijimit të animacioneve apo lojërave të thjeshta.
Suksesi i Lekë Jahës është një shembull frymëzues për fëmijët dhe prindërit, duke treguar se pasioni për dijen dhe teknologjinë mund të shfaqet që në moshë shumë të re.
Burimi: Albinfo.ch
