Përparim Rama: Dejona Mihajli paska refuzuar pranimin e padisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi publik duke pretenduar se Dejona Mihajli ka refuzuar pranimin e një padie.

Rama ka publikuar edhe një fotografi të zarfit të kthyer, duke ngritur pyetje nëse Mihajli i njeh institucionet, ligjet dhe të drejtat që garantohen nga Republika e Kosovës.

“Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë?”, ka shkruar Rama.

Ai ka vazhduar me një mesazh ironik, duke e lidhur reagimin me zhvillimet e fundit brenda LDK-së.

“Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në? Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, ka deklaruar Rama.

Nuk ka pasur ende ndonjë reagim publik nga Dejona Mihajli lidhur me pretendimet e ngritura nga kryetari i Prishtinës.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp