Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane janë përfshirë 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i sanksioneve lidhet me Serbinë, ndërsa Kosova renditet e dyta me 29 raste.
Vendimet për sanksione merren nga OFAC, zyra që vepron në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Në Ballkan, masat lidhen kryesisht me dyshime për korrupsion, krim të organizuar, destabilizim rajonal dhe lidhje me ndikime të huaja.
Mekanizmi ligjor që mundëson vendosjen e këtyre sanksioneve për Ballkanin Perëndimor është zgjatur edhe për një vit, duke mbajtur në fuqi bazën për masa të reja eventuale.
Burimi: Telegrafi
