Alarm nga vapa në Zvicër: Gjeneva ndalon punët në diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36°C

Zvicra po përballet me një valë të fortë të nxehti, ndërsa autoritetet kanë nisur masa emergjente për mbrojtjen e qytetarëve dhe punëtorëve që qëndrojnë në ambiente të hapura.

Në kantonin e Gjenevës është urdhëruar ndërprerja e punëve jashtë dhe nën rrezet direkte të diellit nga ora 13:00, masë që pritet të jetë në fuqi deri të dielën.

Temperaturat në disa zona të Zvicrës pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa pjesa më e madhe e vendit është nën nivelin 4 të alarmit për vapën, që konsiderohet niveli më i lartë i paralajmërimit.

Në Valais është vendosur edhe ndalim i plotë i zjarreve në ambiente të hapura, për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret në natyrë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të tregojnë kujdes të veçantë për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Jetoni në Zvicër? Shpërndajeni këtë njoftim me familjarët dhe shkruani në Facebook si po përballeni me vapën.

Burimi: Albinfo.ch

Shpërndaje:FacebookWhatsApp