Ambasadori suedez: Vendimi për gazin amerikan i takon Kosovës, prioritet siguria energjetike

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka deklaruar se vendimi për projektin e gazit amerikan i takon institucioneve të Kosovës, duke theksuar se siguria energjetike duhet të mbetet prioritet.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të përcaktojë se cila rrugë është më e mira, por ka nënvizuar rëndësinë që qytetarët dhe ekonomia të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji.

Sipas tij, çështjet energjetike janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik dhe me aftësinë e vendit për të tërhequr investime e për të forcuar tregtinë.

Westerlund foli edhe për raportet ekonomike mes Kosovës dhe Suedisë, duke përmendur rolin e diasporës kosovare dhe bashkëpunimin përmes Dhomës Nordike të Tregtisë.

Burimi: Insajderi

Shpërndaje:FacebookWhatsApp