Alba Festival 2026 solli atmosferë të madhe shqiptare në Cyrih, duke mbledhur gjatë fundjavës shqiptarë nga pjesë të ndryshme të Zvicrës dhe Evropës.
Nën temperaturat e larta të qershorit, hapësira e Kasernenareal u mbush me vizitorë që kishin ardhur për të ndjekur nga afër artistët shqiptarë dhe për të shijuar një nga ngjarjet më të njohura të diasporës.
Programi artistik solli në skenë emra të brezave të ndryshëm. Një nga momentet më emocionale ishte paraqitja e Sabri Fejzullahut, i cili u prit me shumë ngrohtësi nga publiku.
Më pas skena mori ritmin e muzikës moderne shqiptare me artistë si Mozzik, Getinjo, Dafina Zeqiri, Gjesti, Rina dhe emra të tjerë, të cilët mbajtën publikun aktiv gjatë gjithë festivalit.
Një nga performancat më të pritura ishte ajo e Noizyt, i cili mbylli festivalin me energji të madhe dhe me publikun që këndoi bashkë me të hitet më të njohura.
Përtej muzikës, Alba Festival vazhdon të jetë një pikëtakim i rëndësishëm për shqiptarët në Zvicër, ku bashkohen familje, të rinj, sipërmarrës dhe organizata të komunitetit.
Keni qenë në Alba Festival këtë vit? Na shkruani në komentet në Facebook dhe na tregoni cili ishte momenti më i bukur për ju.
Burimi: Albinfo.ch
