Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin e mjaltit në Itali

Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë pushimet e tyre në Itali pas martesës, duke zgjedhur bregdetin e Toskanës si një nga destinacionet e muajit të mjaltit.

Çifti, sipas raportimeve të mediave rozë, ka kaluar fillimisht disa ditë në Romë, përpara se të vazhdonte pushimet në Porto Ercole.

Dua dhe Callum janë parë duke u relaksuar në plazh, duke notuar dhe duke kaluar momente të qeta larg angazhimeve profesionale.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për jetën private, ndërsa fansat e saj ndjekin me interes çdo paraqitje të re.

Burimi: Telegrafi

Shpërndaje:FacebookWhatsApp