Gjykata në Lipjan ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, Bekim Meta, duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Luan Tasholli, pas përfundimit të seancës gjyqësore.
Sipas avokatit, gjykata ka refuzuar masën e paraburgimit dhe ka vendosur që Meta të qëndrojë në arrest shtëpiak, duke respektuar detyrimet ligjore që lidhen me këtë masë.
Vendimi u prit me interesim nga qytetarë dhe veteranë të mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore, dega në Lipjan, të cilët kishin qëndruar aty për disa orë në pritje të vendimit.
Rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit, ku dyshohet se disa persona kanë sulmuar Skender Shahinin dhe Bekim Metën. Sipas raportimeve, Meta kishte ndërhyrë për të ndarë palët.
Çfarë mendoni për vendimin e gjykatës? Na shkruani në komentet në Facebook.
Burimi: Telegrafi
