Manchester City raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Elliot Anderson nga Nottingham Forest, në një lëvizje që mund të thyejë rekorde në Ligën Premier.
Sipas raportimeve të publikuara, shuma bazë e transferimit është rreth 135 milionë euro, ndërsa me bonuse mund të arrijë deri në 150 milionë euro.
Anderson ka qenë një nga emrat që ka tërhequr vëmendje pas paraqitjeve të mira me Nottingham Forest dhe me kombëtaren e Anglisë.
Nëse marrëveshja finalizohet në këto shifra, City do ta kalonte rekordin e vet të mëparshëm të shpenzimeve për një lojtar, ndërsa transferimi do të hynte ndër më të mëdhenjtë në historinë e futbollit anglez.
Burimi: Telegrafi
