Punoni në Zvicër? Raporti i SECO tregon sektorët ku ekonomia varet më shumë nga punëtorët e huaj

Tregu i punës në Zvicër po ndahet gjithnjë e më qartë mes punëtorëve vendas dhe atyre të huaj, sipas një raporti të ri të SECO-s.

Raporti tregon se disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë zvicerane janë bërë shumë të varur nga rekrutimi i punëtorëve nga vendet e BE-së dhe EFTA-së.

Sipas të dhënave për vitin 2025, rreth 50 për qind e të punësuarve në industrinë kimike dhe farmaceutike vijnë nga këto vende. Në industrinë e orëve dhe në hoteleri, kjo përqindje arrin rreth 42 për qind.

Edhe ndërtimtaria mbështetet ndjeshëm te fuqia punëtore e huaj, ku rreth 34 për qind e punonjësve vijnë nga BE-ja ose EFTA.

Në anën tjetër, arsimi dhe administrata publike vazhdojnë të dominohen kryesisht nga punonjës me shtetësi zvicerane.

Sipas SECO-s, punëtorët e huaj janë gjithnjë e më të pranishëm në sektorë me rritje të shpejtë, por edhe në profesione ku kushtet e punës mund të jenë më të vështira dhe siguria në punësim më e ulët.

Jetoni apo punoni në Zvicër? Na tregoni në komentet në Facebook në cilin sektor punoni dhe si e shihni tregun e punës atje.

Burimi: Albinfo.ch

Shpërndaje:FacebookWhatsApp