Russell Crowe në rol shqiptar? Ylli i “Gladiatorit” vjen si Manco Kapak në filmin e ri

Aktori i njohur Russell Crowe, i famshëm për role në filma si Gladiator, A Beautiful Mind dhe Robin Hood, po vjen me një projekt të ri ku personazhi i tij është shqiptar.

Në filmin aksion-thriller The Get Out, Crowe luan rolin kryesor të Manco Kapak, një personazh që në trailer prezantohet me fjalët: “Unë jam Manco Kapak dhe vij nga Shqipëria”.

Filmi është drejtuar nga Derrick Borte, ndërsa pjesë e kastit janë edhe Luke Evans, Teresa Palmer, Nina Dobrev dhe Aaron Paul, i njohur për rolin e Jesse Pinkman në serialin Breaking Bad.

Ngjarja ndjek Manco-n, i cili përpiqet të largohet nga e kaluara e rrezikshme dhe të nisë një jetë më të qetë, por përfshihet sërish në një konflikt të ashpër pas një grabitjeje.

Sipas raportimeve, filmi pritet të dalë në kinema gjatë muajit gusht, ndërsa traileri ka marrë reagime të shumta nga publiku.

Fakti që një yll i madh i Hollywood-it luan një personazh shqiptar ka tërhequr vëmendje edhe te publiku shqiptar në diasporë.

A do ta shikonit këtë film vetëm për rolin shqiptar të Russell Crowe? Na shkruani mendimin tuaj në komentet në Facebook.

Burimi: Telegrafi

Shpërndaje:FacebookWhatsApp