Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Sipas raportimeve, rasti është paraqitur më 26 qershor, rreth orës 17:05, në rrugën “Nazim Gafurri” në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit dhe forenzika, ndërsa ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Burimet e cituara nga media raportojnë se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.
Burimi: Gazeta Sinjali
