Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka vazhduar me paraqitje të forta në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026 në Kinë.
Fazliu e nisi garën me fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, ndërsa më pas mposhti edhe turken Ozlem Yildiz me Ippon, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, ajo u ndal nga japonezja Narumi Tanioka, por reagoi menjëherë në repesazh për të vazhduar garën drejt medaljes.
Fillimisht, Laura triumfoi ndaj italianes Thauany David Capanni Dias, ndërsa në duelin vendimtar për medaljen e bronztë mposhti bjellorusen Yana Makretskaya me Waza-ari.
Kjo medalje është një tjetër sukses i rëndësishëm për sportin kosovar dhe për xhudon, që vazhdon të mbetet ndër krenaritë më të mëdha sportive të vendit.
Urime Laura! Një tjetër medalje për Kosovën në skenën ndërkombëtare.
Burimi: Telegrafi
