Nga Prizreni në Vjenë: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij pulmologjike në Austri

Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive, ka hapur ordinancën e tij private pulmologjike në Vjenë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale në Austri.

Ordinanca “Lungenfacharzt Brigittenau” ndodhet në qarkun e 20-të të Vjenës dhe ofron shërbime diagnostikuese e trajtuese për sëmundjet e mushkërive.

Pacientët aty mund të kryejnë teste të funksionit pulmonar, analiza të gazrave në gjak, ekzaminime me rëntgen dhe kontrolle të tjera për problemet respiratore.

Një veçori e rëndësishme është se ordinanca pranon pacientë me E-Card, duke e bërë kujdesin specialistik më të qasshëm për qytetarët.

Dr. Muji është nga Prizreni, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm të mjekësisë. Më pas ai u zhvendos në Austri, ku vazhdoi rrugëtimin e tij akademik dhe profesional në fushën e mjekësisë.

Ai ka treguar se dëshira për t’u bërë mjek i lindi që në adoleshencë, pas një përvoje personale në spital, ku pa nga afër përkushtimin e mjekëve ndaj pacientëve.

Rrugëtimi i tij nga Prizreni drejt Vjenës është një histori përkushtimi, pune dhe suksesi të një profesionisti shqiptar në diasporë.

Një tjetër shembull i suksesit shqiptar në Evropë. Shpërndajeni këtë histori pozitive.

Burimi: Albinfo.ch

Shpërndaje:FacebookWhatsApp