Pushimet verore: si te shmangni infeksionet urinare dhe vagjinale

Stina e veres, deti, pishinat dhe temperaturat e larta mund te krijojne kushte qe e bejne trupin me te ndjeshem ndaj infeksioneve urinare dhe vagjinale, sidomos kur higjiena dhe hidratimi neglizhohen.

Mjeket zakonisht keshillojne qe pas notit te nderrohen rrobat e lagura, te shmanget qendrimi i gjate me kostume banje te njoma dhe te pihet mjaftueshem uje gjate dites.

Po ashtu, kujdesi me produktet e forta aromatike, veshjet shume te ngushta dhe ekspozimi i gjate ne vape mund te ndihmoje ne uljen e rrezikut per shqetesime.

Nese shfaqen simptoma si djegie, dhimbje, sekrecione te pazakonta apo temperature, eshte e rendesishme te kontaktohet mjeku dhe te mos perdoren barna pa keshille profesionale.

Shperndajeni kete artikull me dike qe eshte ne pushime ose po pergatitet te udhetoje.

Burimi: Telegrafi

Shpërndaje:FacebookWhatsApp