Shaqir Palushi ka vlerësuar se Karnevali Golden Eagle e kthen Suharekën në kryeqendër të kulturës, argëtimit dhe muzikës për dy ditë, duke bashkuar artistë, tradita dhe kultura kombëtare e ndërkombëtare.
Sipas tij, organizimi i karnevaleve nuk përbën një traditë të re për këtë hapësirë, por vazhdim të një trashëgimie të hershme kulturore.
“Karnevalet nuk janë as të huaja, as të reja për ne. Ato janë organizuar edhe në kohën e Dardanisë dhe Arbërisë”, ka shkruar Palushi.
Ai ka theksuar se Karnevali Golden Eagle sjell në Suharekë frymën evropiane të karnevaleve, duke e përshtatur atë me dinjitet në zemër të qytetit.
“Karnevali Golden Eagle nuk po krijon një traditë të re, por po vazhdon trashëgiminë tonë evropiane të karnevaleve”, ka përfunduar ai.
