Spanja ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror 2026, pasi mposhti Uruguain me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja u dominua në posedim nga “La Roja”, por rastet nuk u finalizuan lehtë dhe për një kohë të gjatë sfida mbeti e hapur.
Golin vendimtar e realizoi Alex Baena, duke i dhënë Spanjës fitoren që i duhej për ta mbyllur grupin në vendin e parë.
Uruguai u përpoq të qëndronte në lojë, por nuk arriti të gjente golin që do ta mbante gjallë në garë. Me këtë humbje, uruguaianët përshëndeten me Botërorin.
Spanja e mbylli Grupin H me shtatë pikë dhe tashmë kthehet në një prej skuadrave që pritet me interes në fazën eliminuese.
A mund të shkojë Spanja deri në fund këtë Botëror? Na shkruani mendimin tuaj në Facebook.
Burimi: Telegrafi
