Një lajm i rëndë ka ardhur nga diaspora shqiptare në Gjermani. Një e re nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.
Sipas raportimeve të mediave, viktima është Rina Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës.
Lajmi për vdekjen e saj është raportuar fillimisht nga media lokale të Malishevës, ndërsa është përmendur edhe nga faqja e fshatit Damanek në rrjete sociale.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të aksidentit dhe nuk ka detaje zyrtare shtesë për ngjarjen.
Në njoftimet e publikuara thuhet se familja do të njoftojë më vonë për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit.
Suhareka Express shpreh ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën të renë nga Damaneku.
Burimi: Sinjali, Indeksonline
