Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasi kishte rënë në një bunar në fshatin Koshare të Ferizajt.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen” Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 13:00 stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus (bunar) ne fshatin Koshare. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e stacionit, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë. Një njësi e Brigadës së zjarrëfikësve ka ndërhyrë aty dhe kanë nxjerrë trupin nga pusi. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, të cili kanë konstatuar vdekjen e viktimës , femër, 71 vjeçe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen” Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë”, tha Veseli për Reporteri.net.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp