Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait në Reçan të Suharekës

Dy incidente të ndara brenda një familjeje janë raportuar sot në fshatin Reçan të Suharekës, të lidhura me mosmarrëveshje pronësore.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, në rastin e parë një baba është përfshirë në përleshje me dy djemtë e tij, ndërsa në incidentin e dytë njëri nga djemtë është konfliktuar me xhaxhain e tij.

Gjatë përleshjeve dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta, përfshirë gota, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informatave fillestare, lëndimet nuk janë të rënda.

Policia ka shoqëruar tre persona në stacion policor, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale.

Hetimet lidhur me rrethanat e plota të konfliktit familjar janë në vazhdim.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp